Lajme

Policia jep detaje për foshnjën që nëna e lindi në banesë e vdiq në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 17 October 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për foshnjën e cila vdiq dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë foshnja ishte pranuar në Klinikën e Neonatologjisë pasi nëna kishte lindur në banesë, shkruan Gazeta Infokus.

Raporti i plotë:

-Advertisement-

“Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull  kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK. Në konsultim me prokurorin kujdestar  trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raport.

Ndërsa drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismajli ka thënë se foshnja ka qenë në gjendje të rëndë në momentin kur është pranuar në Klinikë./Gazeta Infokus/

Lindi në banesë dhe vdiq në QKUK, drejtoresha e Neonatologjisë thotë se foshnja është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera