Lajme

Policia jep detaje për dy aksidentet që ndodhën në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 25 December 2022

Sot në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë kanë ndodhur dy aksidente.

Portali lokal “Mitropol” publikoi fotografi nga këto aksidente, derisa nga Policia kanë dhënë detaje.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se këto aksidente kanë ndodhur paradite.

-Advertisement-

Ai bëri të ditur se njëri është vetasident, ku është lënduar një person.

Ndërsa, në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar dy persona.

“Paradite kanë ndodhë. Njëri është vetaksident me një të lënduar, ndërsa në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura me dy të lënduar”, tha Zahiti për Express.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera