Policia jep detaje për drogën e sekuestruar, ky është numri i të arrestuarve

Autori: Gazeta inFokus
21:17 | 03 June 2022
Policia e Kosovës konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Prizren, bazuar në informacionet e pranuara dhe punës operative disa mujore në teren, me datë 03.06.2022 ka zbatuar planin operativ të koduar “Dardha”, me ç’rast në fshatin Tupec – Prizren është ndaluar një automjet i tipit Mercedes, me targa vendore, me drejtues mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili në tentativë për tu arratisur në këmbë, është arrestuar nga zyrtarët policor.
Pas arrestimit të të dyshuarit të lartëcekur është bërë kontrollimi i automjetit me ç’rast janë vërejtur disa thasë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.
Në vazhdën e zhvillimit të këtij operacioni policor është bërë dhe arrestimi i personit të dytë të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet se me një automjet të tipit Audi me targa të Shqipërisë i ka siguruar rrugën për lëvizje të dyshuarit të parë i cili po lëvizte me automjetin me
narkotik.
Gjatë zhvillimit të procedurave lidhur me rastin janë gjetur dhe sekuestruar:
Njëqind e tetëdhjetë e një (181) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit
Marihuanë, me peshë 93 kilogram e 249 gram.
Një peshore.
Gjashtëqind e njëzet e dy (622) euro.
Gjashtëmijë e shtatëqind (6700) lekë të Shqipërisë.
Dhe dy automjetet e përfshira në rast.
Pas marrjes së urdhërit verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake në Prizren, është kontrolluar edhe depoja e cila ishte nën shfrytëzim të personave të dyshuar, ku dhe janë vërejtur mallra të ndryshme
që dyshohet se janë të kontrabanduara. Me këtë rast janë njoftuar zyrtarët kompetent nga Dogana e Kosovës të cilët janë duke u marrë me procedurat e mëtutjeshme.
Lidhur me rastin poashtu është konfiskuar edhe një automjet tjetër i tipit Mercedes me targa të Shqipërisë, i cili ishte në afërsi të depos, nën shfrytëzim të personave të dyshuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.
Të tjera
-
“Mbase sot lajmi i mirë”, paralajmërimi i Edi Ramës pas takimit sot me presidentin bullgar
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, Kryeministri Edi Rama bisedoi...
-
Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë
Për mosreagim ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suha...
-
Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja
Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, tani nënkryetar i Skënderajt, duke kom...
-
Besian Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka propozuar që të ...
-
Abelard Tahiri: Një pjesë e madhe e qytetarëve po furnizohen me derivate në Maqedoni
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, sh...
-
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me ...
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...
-
Kurti sot u takua me AAK-në për Vetingun
Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi,...
-
Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për t...
-
Kurti për vizat: Unë kurrë s’kam dhënë datë, s’kemi çka bëjmë më shumë se aq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e kuvendit ka thënë se asnjëh...
-
Kurti: Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës...