Lajme

Policia jep detaje për dhunën fizike ndaj vajzës në “I’ts My Home”

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 15 September 2022

Ditën e djeshme në një emision të quajtur “It’s My Home” një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor pas një debati me tone të larta.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka zbarkuar në këtë emision, dhe ka intervistuar të dyja palët.

Bëhet e ditur i dyshuari për sulm më pas është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

KANOSJE & SULM

Prishtinë 14.09.2022-12:00. Pas publikimit me videot që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale ku shifet si fjalosje ndërmjet dy konkurrentëve, një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare në një emision, janë intervistuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte.

Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

“It’s my home” nuk ka ndërmarrë ndonjë hap ndaj këtij akti të dhunës, ndërsa Valon Maloku mbrëmë takoi banorët dhe pretendoi se ata banorë po thyejnë tabu.

“Mundet me pas gabime por janë të paqëllimshme. Ju kuptoj pse po ju ndodhin gjitha këto. Kërkush me zor s’ju ka shti. Për momentin, jeni pjesë e çdo shtëpie shqiptare. Dy ditët e para kem marr shumë falënderime për punën. Ndërsa, në fund ka pas shumë kritika. Nuk është mirë çka është tu ndodhë. Jo ofendim, prekje, rrite zanin sadush po jo me ofendu, bullizu, kërcënu. Jo pse jeni pse jeni para kamerave por me këto përcillet nga shteti”, tha Maloku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera