Policia jep detaje për burrin me probleme mendore që u dhunua seksualisht në Gjakovë
Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 07 February 2022
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një person me probleme mendore është dhunuar seksualisht në Gjakovë.
Në lidhje më këtë nga Policia e Kosovës kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania”, ku fillimisht raportimi ishte që një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka deklaruar për Infokus se viktima është me të meta psikike dhe ka ngecje në të folur.
“Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë se në lagjen “Dardania” – Gjakovë një person kishte lëndime trupore. Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur”, tha Xhurkaj.
Zëdhënësi po ashtu ka thënë se viktima pati lëndime të dukshme dhe se për këtë i është ofruar tretman mjekësor.
Ai po ashtu shtoi se viktima kishte thënë se ka pasur marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër dhe se viktima ka lëndime të dukshme dhe i është ofruar tretman mjekësor.
“I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të. Viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit. Rasti nen hetime”, ka deklaruar Xhurkaj për Gazetën Infokus.
Raste të tilla për keqtrajtime të burrave pati edhe në javën e kaluar, konkretisht ishte një rast në Skenderaj, ku një burrë ishte keqtrajtuar seksualisht nga një burrë tjetër./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...