Lajme

Policia jep detaje për askidentin në Veternik: Deri më tani 11 të lënduar të përshirë 1 kamion e 11 vetura

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 11 October 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Veternik në Prishtinë ku një kamion ka dalë nga rruga në korsinë tjetër duke marrë me vete edhe anësoret.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Infokus se deri më tash numri i të lënduarve është 11 derisa në aksident është i përfshirë një kamion dhe 11 vetura.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona,” tha Ahmeti./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Më poshtë gjeni pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera