Policia jep detaje për arrestimin futbollistit të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus
22:31 | 30 April 2017
Liridon Leci do të qëndrojë 48 orë paraburgim, për shkak të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale në Pejë ka treguar arsyen e arrestimit të futbollistit të Prishtinës, Liridon Leci gjatë ndeshjes ndërmjet Besës dhe Prishtinës.
Leci akuzohet se sulmoi personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe për këtë prokuroria ka vendosur që ta mbaj në paraburgim për 48 orë.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të policisë, ku shpjegohet ajo që ndodhi në Pejë:
“Ne kuadër te Kupës se Kosovës në Futboll për edicionin 2016/2017, është zhvilluar ndeshja futbollistike në mes KF BESA nga Peja dhe KF PRISHTINA nga Prishtina.
Kjo ndeshje është zhvilluar sot me datën 30.04.2017 nga ora 15:00 në Stadiumin e qytetit ”Shahin Haxhiislami” në Pejë.
Policia e Kosovës bazuar në Kërkesë për siguri gjatë kësaj ndeshje, ka përpiluar Plan operativ që të ofrojë siguri për të gjithë të pranishmit në këtë ndeshje sportive.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes rreth orës 16:45 personi i dyshuar L.L (1985) ka hyrë në fushë të lojës prapa portës së ekipit të Prishtinës, me ç’rast oficeri policor ka ndërmarrë veprime për ta larguar të dyshuarin nga ai vend pasi që ishte krijuar pakënaqësi nga tribunat vendase dhe ishte përkeqësuar situata.
Pësoni i dyshuar nuk ka përfillur urdhrin e policisë dhe i njëjti ka sulmuar oficerin policor duke e goditur në pjesën e sipërme të trupit.
I dyshuari është sjellur ne Stacionin policor Pejë, në njësitin e hetimeve dhe pas intrvistimit me urdhër të Prokurorit i njëjti mbahet për 48 orë në qendrën e mbajtjes, ndërsa viktima (oficeri policor) për lëndimet e marra nuk ka dashur te pranoj tretman mjekësor. Rasti është cilësuar ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Policia e Kosovës është duke bërë vlerësimet pas operacionale lidhur me veprimet e zyrtarëve policor të caktuar në detyrë sipas planit operativ në ketë ndeshje”.

Të tjera
-
Petkoviq kritikon Kurtin për qëndrimin rreth vizitës eventuale të Vuçiqit në Kosovë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka krit...
-
Digjen edhe tri vetura të tjera me targa RKS në veri
Mbrëmë pas mesnatës janë djegur tri vetura me targa RKS, të cilat i përkisnin...
-
Osmani kujton masakrat e Pastasellës dhe Malishevës: Kujtimi për ta është i përhershëm
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastasellës ...
-
Arrestohet një person në Prishtinë për hyrje në sistemet kompjuterike
Policia e Kosovës bëri të ditur se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuar...
-
Vdes një person në Prishtinë derisa ishte me vëllanë dhe shokun e tij
Një person ka vdekur pasditën e së të enjtës në Prishtinë, deri sa ishte me v...
-
Von Cramon: Edhe Kosova edhe Serbia fajtore për mungesë progresi në dialog
Të dyja palët janë fajtore për faktin se progresi në negociatat ndërmjet Pris...
-
Donald Trump i pari udhëheqës amerikan i vënë nën akuzë penale, Pelosi: Askush nuk është mbi ligjin!
Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzën e paraardhësit të tij...
-
Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Obiliq
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një grua në...
-
Rrahu fëmijët e saj, arrestohet një grua në Ferizaj
Një grua është arrestuar të enjten në Ferizaj, nën dyshimin se ka keqtrajtuar...
-
Abazoviq thotë që Mali i Zi do të ketë një sezon rekord turistik
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë që Mali i Zi do të ketë ...
-
Momenti kur sekuestrohet BMW-ja e gjelbër, shqetësonte Prishtinën me muzikë
Një veturë e tipit BMW më ngjyrë të gjelbërt ka kohë që po i shqetëson banorë...
-
Haradinaj kujton masakrën në Pastasel të Rahovecit: Dora barbare nuk i kurseu as të miturit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar ...