Lajme

Policia jep detaje për arrestimin e dhunshëm Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 14 September 2020

Në një video të publikuar nga mediat në rrjetet sociale të shtunen shihet një arrestim i dhunshshëm që i bëhet një qytetari.

Krejt kjo në prezencë të familjes së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës jepen detaje se pse ndodhi ai arrestim.

-Advertisement-

Sipas raportit të Policisë së Kosovës personi në fjalë nuk ka respektuar personat zyrtar dhe i ka sulmuar ata, shkruan Gazeta Infokus.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e personave zyrtar si dhe ka sulmuar të njëjtit. Gjatë arrestimit zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore.  Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera