Lajme

Policia jep detaje për alarmin për bombë në aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 20 April 2023

Alarmi i djeshëm për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka rezultuar sërish të jetë i rremë.

Sipas policisë një zyrtar në aeroport ka pranuar një mesazh me kërcënim me bombë dhe janë evakuuar të gjithë stafi dhe qytetarët.

Mirëpo pas kontrollit nga njësitë relevante ka dalë se kërcënimi ishte i rrejshëm.

-Advertisement-

“Një zyrtar i Aeroportit ka pranuar një mesazh për një kërcënim me bombë në aeroport. Njësitë policore fillimisht kanë evakuuar personat që ishin në aeroport dhe pastaj njësitë relevante kanë kontrolluar hapësirat e aeroportit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që në aeroportin e Prishtinës pranohen kërcënime të tilla për bombë, mirëpo deri më tash të gjitha kanë qenë të rrejshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera