Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku mbetën katër persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 07 January 2025

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prizren, në rrugën “Wesley Clark”.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materiale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.

-Advertisement-

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera