Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 22 April 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Policia konfirmon se janë lënduar dy persona.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se nga aksidenti mes dy veturave në orët e mbrëmjes në kryeqytet, kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Rreth orës 20:00 në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kane pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera