Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 15 April 2019

Një aksident trafiku në mes të një veture dhe një fugoni ka  ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë marrë tre persona,.

Rastin për e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orë 13:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një fugoni. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera