Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 10 July 2020

Një aksident ndërmjet një veturës dhe një motoçikletës ka ndodhur të premten në fshatin Lupq të Podujevës.

Rastin për Gazeten Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjejësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut””, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera