Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Pejë, ku një vdiq person pasi u godit me kamion

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 05 August 2022

Një person ka humbur jetën pasditen e së enjtes, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, viktima ishte goditur me pjesën e pasme të kamionit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendi të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Derisa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet përderisa dyshuari mashkull kosovar, ishte duke drejtuar kamionin me ç’rast viktima mashkull kosovar është goditur me pjesën e pasme të kamionit. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuher në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera