Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 06 December 2019

Mëngjisin e të premtes ka ndodhur një aksident trafiku në Gllarëvë të Klinës, ku ka vdekur një person.

Sipas Policisë Rajonale në Pejë, një kamion në magjistralen, Prishtinë-Pejë ka goditur për vdekje një këmbësor.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, zyrtari për medie i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

-Advertisement-

Sipas tij vdekjen në vendin e ngjarjes e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor .

“Rreth orës 8:50 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të involvuar një kamion dhe një këmbësor. Si pasoj e këtij aksidenti fatal viktima ka ndërruar në vend të ngjarjes, këtë e ka konstatuar edhe ekip i mjekësor, me rastin është duke u marrë edhe ekip i trafikut së Policisë rajonale në Pejë, në vend të ngjarjes ka dal edhe Prokurori i Shtetit”, ka thënë Rugova për Gazetën inFokus.

Burime të Gazetës inFokus kanë thënë se bëhet fjalë, H.M i moshë 40 vjeçar i cili kishte edhe probleme mendore./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera