Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë: Katër persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 25 October 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur në kyçje të autostradës Bresje në Fushë Kosovë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot, në orët e mengjesit, në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), drejtimi i Veternikut, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në informacionet e para katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, u shpreh Kelani.

-Advertisement-

Tutje, ajo njoftoi se njësitet relevante policore janë marrë me rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera