Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën, ku u rrokullisë një kamion

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 18 October 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa orësh në autostradën “Arbër Xhaferi”, ku një kamion u rrokullisë.

Në lidhje me rastin gazeta inFokus ka kontaktuar zëdhënësin e policisë Baki Kelani,

Zëdhënësi e konfirmoi aksidentin që ka ndodhur, ku sipas tij aksidenti ka ndodhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes , kamioni në ç’kyçje të autostradës është rrokullisur, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Mirëpo ai theksoi se nga ky rast nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Me datën 18.10.2019 rreth orës 16:00, në autostradën Arbër Xhaferi drejtimi Ferizaj – Trudë saktësisht afër fshatit Uglare, një kamion me targa lokale duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes në ç’kyçje të autostradës është rrokullisur. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia e Kosovës ka dal në vendngjarje”, tha zëdhënësi Baki Kelani./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera