Lajme

Policia jep detaje për aksidentin mes veturës dhe trenit në Fushë Kosovë, katër të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 17 May 2023

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur pak më parë mes një treni dhe një veture në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se treni që u aksidentua shkon në drejtimin Prishtinë-Pejë.

“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, në rr. Fehmi Lladrovci, ku janë përfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet.

-Advertisement-

Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, përderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë vigjilent, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kujdes të shtuar të paraqesin nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë hekurudhat”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, pamje nga ky aksident janë publikuar në rrjete sociale nga qytetari Bledar Hajdari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera