Lajme

Policia jep detaje për aksidentin mes tre furgonave në magjistralen Pejë-Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 19 October 2022

Gazeta Infokus para disa minutave raportoi nga vendi i ngjarjes për një aksident në mes të tre furgonave në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës të cilët për Infokus kanë deklaruar se nga ky aksident nuk ka të lenduar.

“Rreth orrë 16:20, është raportuar një aksident trafiku në rr. Pejë- Prishtinë, në Vragoli. Policia ka dal në vendin e aksidentit, dhe është konstatuar se është shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale, pa lëndime të raportuara deri në këtë fazë, ku të përfshira janë 3 automjete (furgon).

Njësia për hetimin e aksidenteve në autostradë po merret me rastin dhe hetimin e shkaqeve të aksidentit.
Kërkohet kujdes i shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe respektim i rregullave në trafik”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Aksident mes tre furgonave në magjistralen Pejë – Prishtinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera