Lajme

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet te Kroni i Mbretit

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 16 October 2022

Një grua ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:20 më saktësisht tek “Kroni I Mbretit”, e ku policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare dhe si pasoj e njëjta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Policia ka bërë të ditur se me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera