Lajme

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 21 November 2020

Dje në fshatin Kosterrec të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Nga ky aksident jetën ka humbur një person si dhe janë lënduar edhe dy të tjerë.

“Fsh. Kosterrc, Skenderaj 20.11.2020-16:40. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime, si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është duke u trajtuar në QKUK ndërsa drejtuesi tjetër me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në raport.

-Advertisement-

Vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar, 1 që përfundoi me fatalitet si dhe 25 të tjerë me dëme materiale.

Gjatë të njëjtës ditë policia ka arrestuar 18 persona. 15 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera