Lajme

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 25 January 2022

Një aksident trafiku ndërmjet një autobusi dhe një veture ka ndodhur të hënë në Obiliq, ku si pasojë ka vdekur një person, shkruan Gazeta Infokus.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona të tjerë që janë dërguar në QKUK, për trajtim të nevojshëm.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Palaj të Obiliqit rreth orës 07:35.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera