Lajme

Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 09 February 2023

Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, shoferi i njërës veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërkaq, drejtuesi i veturës tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera