Lajme

Policia jep detaje për aksidentin ku u godit një këmbësor në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 16 Shkurt 2024

Një person është goditur nga një veturë para pak minutave tek ‘Lesna’, apo afër Fakultetit Filologjik.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut“, tha Borovci.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy