Lajme

Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti i lënduar një polic

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 21 April 2021

Një polic ka mbetur i lënduar si pasojnë e një aksidenti në Prishtinë ku ka qenë e përfshirë vetura zyrtare e Policisë së Kosovë.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera