Lajme

Policia jep detaje për aksidentin ku kamioni i KFOR-it mori me vete dy vetura të parkuara

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 18 January 2022

Pak më parë është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli, shkruan Gazeta Infokus.

Nga Policia e Kosovës për Gazetën Infokus kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka thënë se një kamion ka goditur dy vetura të parkuara.

-Advertisement-

“Në aksident është përfshirë një kamion, i cili dyshohet të ketë pasur defekte teknike dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe i ka goditur dy vetura të parkuara”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Infokus.

Ndërkaq, nuk është raportuar për të lënduar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera