Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e tmerrshëm në rrugën e Gërmisë

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 11 February 2018

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se r rreth orës 11: 20 në rrugën e Gërmisë në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale ku edhe është raportuar se janë përfshirë dy automjete.

Sipas PK-së, gjashtë persona kane marr lëndime si pasojë e aksidentit, njeri prej tyre më rëndë, dhe te njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor.

Policia është në vendngjarje dhe po kryen hetimet lidhur me aksidentin.

-Advertisement-

Te reshurat atmosferike dhe ngricat kanë krijuar rrethana të vështirësuara për qarkullim nëpër shumë rrugë të vendit.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj është duke punuar me përkushtim në gjithë vendin për menaxhimin e trafikut rrugor dhe duke u angazhuar në mënyrë aktive në funksion të një sigurie më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.

Njëkohësisht APELOJMË tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, të kenë pajisje dimërore për një siguri më të madhe gjatë qarkullimit në këto rrethana, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore.

Gjithashtu, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që nuk respektojnë rregullat që  dalin nga ligjet e trafikut, Policia e Kosovës do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore ku përfshihen edhe masat ndëshkuese”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Portali ‘Infokusi’ pak minuta më parë kishte raportuar për këtë aksident duke sjellë edhe foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes.  LEXO: Aksident i tmerrshëm në rrugën e Gërmisë (FOTO)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera