Policia jep detaje për aksidentin e tmerrshëm në rrugën e Gërmisë
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 11 February 2018
Policia e Kosovës ka pranuar informatën se r rreth orës 11: 20 në rrugën e Gërmisë në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale ku edhe është raportuar se janë përfshirë dy automjete.
Sipas PK-së, gjashtë persona kane marr lëndime si pasojë e aksidentit, njeri prej tyre më rëndë, dhe te njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor.
Policia është në vendngjarje dhe po kryen hetimet lidhur me aksidentin.
Te reshurat atmosferike dhe ngricat kanë krijuar rrethana të vështirësuara për qarkullim nëpër shumë rrugë të vendit.
“Policia e Kosovës me njësitet e saj është duke punuar me përkushtim në gjithë vendin për menaxhimin e trafikut rrugor dhe duke u angazhuar në mënyrë aktive në funksion të një sigurie më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.
Njëkohësisht APELOJMË tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, të kenë pajisje dimërore për një siguri më të madhe gjatë qarkullimit në këto rrethana, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore.
Gjithashtu, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që nuk respektojnë rregullat që dalin nga ligjet e trafikut, Policia e Kosovës do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore ku përfshihen edhe masat ndëshkuese”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Portali ‘Infokusi’ pak minuta më parë kishte raportuar për këtë aksident duke sjellë edhe foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes. LEXO: Aksident i tmerrshëm në rrugën e Gërmisë (FOTO)
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...