Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e sotëm në Prishtinë: Pesë persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 16 June 2023

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një autobusi të Trafikut Urban dhe një taksi.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një përgjigje për Paparacin ka thënë se në këtë aksident janë lënduar 5 persona.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture.
Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjien e tyre për Paparacin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera