Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Dollc, tre të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 23 April 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një kamioni dhe një veturë, në Dollc të Klinës, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë aksident janë lënduar tre persona, ndërsa ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti.

Arsyeja pse Meghan dhe Harry nuk duan që vajza e tyre të quhet Diana

-Advertisement-

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në Dollc të Klinës, rreth orës 13:00. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Ende nuk dihet shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Gashi.

Gazeta inFokus ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera