Fokus

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 01 Nëntor 2023

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në drejtimin Prizren-Suharekë, ku si pasojë është lënduar një person, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion.

-Advertisement-

“Pak pas orës 15:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia policore ka shkuar në vend-ngjarje në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë (kyçja veri). Në aksident janë përfshirë dy automjete një veturë e një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, ka deklaruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje nga aksidenti:

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy