Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm, ku u lënduan katër këmbësore

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 30 March 2022

Katër këmbësore janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Afrim Zhitija” në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se viktimat janë goditur me veturë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku njëra është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm, kurse tri tjerat janë liruar pas tretmanit.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera