Lajme

Policia jep detaje për 19 vjeqarin që vdiq pasi u ther me thikë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 26 January 2020

Të dielën një 19 vjeqar vdiq pas plagëve të mara nga e therura me thikë që mori në Prizren, shkruan gazeta inFokus.

Ky rast u konfirmua nga Policia e Kosovës, sipas të cilëve në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

Viktima E.K vdiq në spital nga plagët e marra si pasojë e një përleshjeje me dy persona./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me date 26 janar 2020, rreth orës 15:52 min,  policia rajonale në Prizren fillimisht ka pranuar nje informacion per nje person me lëndime në qendren emergjente në Prizren, pasi policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe duke e trajtuar rastin ka pranuar informatën se personi i lënduar ka ndërruar jetë. Viktima është E.K  mashkull i moshës 19 vjeqare. Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime ne një rast përleshje ne rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshimte ka kryer nje kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994. Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se jane përdorur në vrasje. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje ne afat prej 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera