Lajme

Policia jep detaje për 16 të arrestuarit në Pejë për fajde

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 23 February 2022

Gjatë së martës, Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona të dyshuar për fajde, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se këta persona janë arrestuar pasi janë kontrolluar 21 lokacione të ndryshme në regjionin e Pejës.

“Nga ky operacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 12 armë zjarri, 544 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 45.700 euro para kesh, 15 telefona celular, 10 automjete dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Ndërkaq, me urdhëresë të prokurorisë është bërë ngrirja e përkohshme e 102 parcelave të tokës përfshi tokë bujqësore, objekte afarizmi dhe banimi.

“Me vendim të prokurorit të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera