Lajme

Policia jep detaje për 14 vjeçarin që vdiq aksidentalisht në Mushtisht

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 14 April 2018

Një aheng familjar në familjen Sopaj të Mushtishtit është kthyer në tragjedi. Xhaxhai ka plagosur nipin e tij 14 vjeçar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot, rreth orës 14:15, Policia e Suharekës është informuar se nje i mitur me plagë në trup është sjell për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

-Advertisement-

Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i vitlindjes 2004.

Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë. Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast.

Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera