Policia jep detaje pas gjetjes së trupit e të riut nga Deçani

Autori: Gazeta inFokus
21:30 | 01 January 2023
Dardan Musa Kadrijaj 30-vjeçar nga fshati Rastavicë i Komunës së Deçanit i cili ishte zhdukur pa shenja ditë më parë, është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme, dhe për këtë kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës.
Fadil Gashi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, ka thënë se viktima ditë më parë ishte larguar nga shtëpia dhe sot është gjetur trupi i tij i pa jetë.
Sipas tij në gjetjen e e trupit të viktimës janë angazhuar edhe njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëfshatarët.
Gashi tha se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar pranë institucioneve shëndetësore për obduksion, dhe se për këtë rast janë hapur hetimet.
”Familjarët e viktimës me datën 28 dhjetor 2022 kanë raportuar në stacionin policor në Deçan se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet. Pas kësaj rasti është inicuar person i zhdukur dhe policia ka filluar kërkimet çdo ditë deri më 1 janar 2023, ku ka kërkuar edhe ndihmën nga FKS’ja dhe bashkfshatarët. Pas orës 12:00 të ditës së sotme është gjetur trupi i pa jetë i viktimës dhe vdekjen e tij e konstatuar mjeku kujdestar. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe prokurori i shtetit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është cilësuar hetim i vdekjes dhe po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve”, tha Gashi.

Të tjera
-
Gërvalla pret Lammy: Partneriteti mes të dyja vendeve do të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot n...
-
Publikohet lista 2025 e njerëzve më të pasur në botë, mes tyre një shqiptar
Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën e miliarderëve për vitin 2025...
-
Rama, mesazh kandidatëve: Mos u shpërqendroni nga zona, fokusohuni në numrin 5 në listën e hapur
Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh kandidatëve të Partisë Socialiste...
-
Matoshi i Nismës: Nuk kemi pasur as ftesë dhe as takim me Vetëvendosjen
Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se çështja mes Nismës Socialdemokrate dh...
-
Qeveria në Shqipëri lehtëson procedurat për punonjës të huaj
Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në ligjin “për të huajt” për të lehtë...
-
BE replikon me Trump për tarifat/ Një ditë para hyrjes në fuqi, Von Der Leyen: Nuk donim përplasje, por do përgjigjemi
Një ditë para hyrjes në fuqi të tarifave doganore, që presidenti amerikan, Do...
-
Kryeministri Kurti takohet me Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Kryetar...
-
A do të shtrenjtohet rryma? Flasin nga ZRrE-ja
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka deklaruar për FrontOnline se ësht...
-
Dëmtohen vagonët e rinj të trenit në Han të Elezit, reagon ashpër “Trainkos”
Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka njoftuar opinionin publik se sot, në stacion...
-
Besian Mustafa: LDK po i qëndron vetes, s’po i shkon bash hiq kërkujt
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, thotë se par...
-
Rashiq: Shpërthimi në Postën e Zveçanit i motivuar politikisht, s’është vepër e një qytetari të zakonshëm
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë teknike të Kosovës, Nenad Rashi...
-
Ismet Kryeziu: Qytetarët kërkojnë qeverisje gjithëpërfshirëse, s’kanë qenë të gatshëm t’i japin besimin një partie për të qeverisur e vetme
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se nga zgjedhjet e 9 shk...