Lajme

Policia jep detaje nga vrasja e rëndë në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 13 June 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujeve, ku po dyshohet se babai ka varë djalin e vet, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes ka humbur jetën viktima, vdekjen e të cilit e kanë konfirmuar mjekët e emergjencës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka konfirmuar Policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera