Lajme

Policia jep detaje: Ja pse e bllokuam rrugën “Rexhep Luci”

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 19 July 2017

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka bllokuar të gjitha lokalet në rrugën Rexhep Luci.

E kjo ka ndodhur me një qëllim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës thotë se policia ka ndërmarrë aksion sot me kërkesë të Gjykatës Themelore të Kosovës.

-Advertisement-

“Gjykata Themelore e Prishtinës- Departamenti i Krimeve të rënda ka kërkuar rekonstruim të vendit të ngjarjes për një rast të vrasjes të ndodhur kohë me parë në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë”, ka thënë Borovci për Express.

Sipas tij, policia aktualisht është duke kryer veprime që ndërlidhen me rekonstruimin e ngjarjes në vendin ku ka ndodhë rasti.

Aksion i sotëm ka të bëjw me vrasjen që ka ndodhur para tri vitesh në lokalin “Bon Vivant”

Në tetorin e vitit 2014, Rrahman Uka ishte punëtori i sigurimit të lokalit me emrin ‘Bon Vivant’, i cili u vra për shkak të një konflikti, konflikt ky që erdhi me shkak moslejimin e personit që të futej në lokal.

Me urdhër të pronarëve, punëtori i sigurimit ishte i detyruar të përzgjedhte klientelën se kush mundet dhe kush nuk mundet të ulej në lokalin ‘Bon Vivant’, ky ishte shkaktari kryesor i vrasjes.

Dy të akuzuarit, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, dyshohet që më 13 tetor 2014, në bashkëkryerje në plotni të kenë vrarë Rrahman Ukën pas një zënke me të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera