Lajme

Policia jep detaje pas raportimit se serbëve po u shkatërrohen automjetet me targa RKS

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 28 September 2021

Automjete të serbëve në veri të Mitrovicës janë thyer.

Kështu është raportuar gjatë ditës në media, pasi thuhet se veturat ishin me targa RKS, shkruan Gazeta Infokus.
Por asnjë rast i tillë nuk është raportuar në Policinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Infokus zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

-Advertisement-

“Nuk asnjë rast të raportuar në polici për ndonjë incident të tillë”, tha Hoti.

Burime të Kosova Pressit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 në rrugën “Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, derisa automjeti Fiat Croma me targa të Rashkës, por edhe targa provuese RKS, ishte i parkuar.

Dyshohet se motivi i këtij incidenti është pajisja me targa RKS nga ana e pronarit të automjetit, ndërsa autori ose autorët e këtij incidenti nuk dihen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera