Lajme

Policia jep detaje rreth shpërthimi të eksplozivit në spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 17 January 2020

Në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Pejë disa persona kanë hedhur një mjete eksplozivë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie.

-Advertisement-

Sipas Policisë disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet të improvizuar ndezës, në derën anësore (ndihmëse) të QKMF-së Pejë.

Sipas të dhënave nga punëtorët e qendrës, është dëgjuar një krismë (shpërthim), dhe menjëherë të njëjtit kanë dalë dhe kanë vërejtur zjarrin i cili kishte kapluar hyrjen e lartcekur, ku zjarrin kanë arritur ta shuajnë me anë të aparateve për fikjen e zjarrit.

Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative-hetimore.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë duke punuar intensivisht në bashkëpunim të plotë me prokurorin e Shtetit, për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti, si dhe për të identifikuar personat e dyshuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera