Lajme

Policia izraelite arreston një fëmijë 10-vjeçar në Kuds

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 25 May 2021

Policia izraelite njoftoi se ka arrestuar një fëmijë 10-vjeçar palestinez në rajonin Beit Hanina në veri të Kudsit nën pushtim.

Qendra e Informacionit “Valley Hilve” e cila operon në Kudsin Lindor nën pushtim, ka publikuar pamje lidhur me momentet e arrestimit të fëmijës palestinez emri i të cilit nuk është përcaktuar.

Në pamje vërehet se vëllezërit/motrat e fëmijës 10-vjeçar që arrestohet, qajnë dhe i luten policisë që ta lirojnë.

Në anën tjetër dëshmitarët janë shprehur se policia izraelite ka liruar fëmijën pasi e ka mbajtur për një kohë në mjetin e policisë.

Ndërkohë, nuk është dhënë ndonjë informacion lidhur me arsyen e arrestimit të fëmijës palestinez.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë bastisje ndaj shtëpive në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të cilat në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi./AA/

Të tjera