Lajme

Policia italiane sekuestron jahtin e rusit më të pasur, oligarkut Alexey Mordashov

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 05 March 2022

Policia italiane ka sekuestruar jahtin luksoz të rusit më të pasur Alexei Mordashov, njërit prej oligarkëve që Bashkimi Evropian e sanksionoi pas agresionit rus në Ukrainë.

Siç raporton Reuters, jahti Lady M i gjatë 65 metra u sekuestrua në portin Imperia, transmeton Telegrafi.

Në portin e njëjtë është bllokuar edhe jahti i Genedi Timochenk, njëri prej miliarderëve rus i afërt me Vladimir Putinin.

-Advertisement-

Këto mjete luksoze lundruese të oligarkëve rusë që janë gjendur në listën e të sanksionuarve, tashmë janë sekuestruar edhe në vende të ndryshme si Gjermania dhe Franca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera