Lajme

Policia italiane arreston dy reperët italianë, therën me thika 20 vjeçarin nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 11 February 2018

Dy reperë italiane kanë përfunduar në pranga nga policia pasi dyshohen si personat përgjegjës për goditjen me thikë të një shqiptari 20 vjeçar.

Në pranga kanë përfunduar Juri Margini dhe Emilio Finizio, i njohur si “Malacarne”. Ngjarja ka ndodhur në 4 shkurt të këtij viti.

I riu shqiptar Aldi Shipliati, futbollist në ekipin e ligës inferiore në Itali, ndërhyri për të ndihmuar disa bashkëatdhetarë të tij, të cilët po përplaseshin fizikisht me reperët italianë.

-Advertisement-

Në këtë moment, 20 vjeçari është goditur me thikë në bark dhe gjoks nga reperët italianë, të cilat pas ngjarjes janë larguar dhe kanë hedhur thikën në vendngjarje.

Nga hetimet e kryera rezulton se thikat i përkasin atyre, e për pasojë policia i ka arrestuar./Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera