Policia interviston për 4 orë nxënësin që dyshohet se xhiroi mësuesin tek e rrihte një nxënës
Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 25 February 2020
Policia e Kosovës në Drenas ka zgjedhur që natën ta intervistojë për rreth katër orë një 13-vjeçar, nxënës i klasës së tetë i shkollës fillore “Rasim Kiçina” në Drenas, nën dyshimin se e kishte xhiruar me telefon arsimtarin Driton Çelaj tek e rrihte një nxënës të kësaj klase. Intervistimi është bërë në orët e darkës, dhe vetëm një ditë pasi është publikuar videoja.
Arsimtari i Edukatës Qytetare, të cilin kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, një muaj më parë e ka prezantuar si prurje në Partinë Demokratike – shihet në xhirim teksa godet me shpulla një nxënës. Derisa nxënësi ishte ulur, ai i bërtet të kthehet para. Së paku dy goditje të forta në fytyrë shihen dhe dëgjohen tek i jepen nxënësit.
Informata se sonte është intervistuar nxënësi që dyshohet ta ketë bërë xhirimin, është konfirmuar për Koha.net nga familjarë të këtij të mituri. Ata kanë shprehur brengën për presionin, nën të cilin ka qenë nxënësi për ta pranuar se ka xhiruar.
“Djali na është terrorizuar. Nga tash kemi frikë edhe për jetën e tij. Ne besojmë se me urdhër të kryetarit Lladrovci është bërë kjo, sepse xhirimi ka dëshmuar se çfarë njerëzish promovon ai në parti. Vetëm pak kohë më parë, nënën e nxënësit që ishte inspektore, kryetari e ka larguar nga puna”, ka thënë një familjar, që ka pranuar të flasë në kushte anonimiteti.
“Ne druajmë se djalin do ta largojnë edhe nga shkolla. Sot i kanë kontrolluar të gjithë se a kanë telefona me vete, dhe drejtori ka kërcënuar se do ta largojë këdo që e ka bërë xhirimin. Ajo që kanë treguar nxënësit është se xhirimi është bërë vetëm pasi mësuesi pothuajse në çdo orë i rrihte nxënësit”, ka shtuar familjari.
Ndaj mësimdhënësit Çelaj, Komuna e Drenasit ka aplikuar masën e largimit të përkohshëm nga puna. Vendimi është i përkohshëm dhe do të vlejë deri në përfundimin e procedurave nga Komisioni Disiplinor.
Të tjera
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...