Lajme

Policia interviston Endrit Shalën për sulmin fizik ndaj gazetarit

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 19 December 2019

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, këtë të enjte është intervistuar nga hetuesit e Policisë së Kosovës.

Kjo, pas sulmit që dyshohet se e bëri të martën ndaj gazetarit të indeksonline, Ensar Ramadanit, në QKUK, shkruan gazeta inFokus.

Këtë, për gazetën inFokus e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila megjithatë nuk ka dhënë detaje më shumë për këtë rast.

-Advertisement-

“Sot, më 19.12.20109 me autorizim të prokurorit,  nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, është intervistuar një i dyshuar në lidhje me rastin ‘Sulm’ të ndodhur, më 17.12.2019”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi ani se nuk janë përmendur emra .

Ndërsa, gazetari Ensar Ramadani, për këtë rast është intervistuar në ditën kur edhe ka ndodhur incidenti, shkruan gazeta inFokus.

“Kurse, viktima është   intervistuar ditën e incidentit. Hetuesit policorë në koordinim me organet e prokurorisë, janë duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në kompletim të rastit në fjalë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera