Lajme

Policia inicion rast ndaj të dyshuarit që paraqitej si zyrtar i AKI-së dhe Policisë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 28 May 2021

Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj një 44-vjeçari, i cili prezantohej me kartelë si zyrtar i AKI-së dhe Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë “i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 1977, posedonte kartelë të AKI-së dhe të policisë, kishte ekspozuar armë dhe qytetarëve i është prezantuar si person zyrtar.”

Policia po ashtu ka njoftuar se ka iniciuar rast edhe ndaj S.Zh., i cili dyshohej se ka në pronësi një shumë të parave të falsifikuara.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Pejë, të mbështetur nga patrulla policore të Stacionit Policor-Pejë dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë, sot në mëngjes kanë ekzekutuar urdhër-kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë-Departamenti për Krime te Rënda.

Kontrolli është realizuar në shtëpi banimi në Pejë, nën dyshimin se i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 1977, posedonte kartelë të AKI-së dhe të policisë, kishte ekspozuar armë dhe qytetarëve i është prezantuar si person zyrtar.

Ndërsa, i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 2000, dyshohej se ka në pronësi një shumë të parave të falsifikuara.

Gjatë ushtrimit të kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme si dokumente, armë dhe municion, të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme gjyqësore.

Lidhur me këtë policia ka iniciuar rast nën dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprat penale: ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar te armëve’, ‘prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe ‘falsifikimi parasë’.

Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera