Lajme

Policia implementon planin operativ për parandalimin e lojërave të fatit

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 19 November 2019

Lufta për parandalimin e dukurive negative, veprave të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit po vazhdon të jetë fokus i Policisë së Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha ka bërë të ditur për gazetën inFokus se është duke u implementuar një plan operatin në disa lokacione në Vushtrri, plan ky i cili ka të bëjë me luftimin e këtyre dukurive.

“Policia e Kosoves në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me perkushtim ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ne vend, veprave të ndryshme penale, perfshire edhe lojrat e fatit.
Ju konfirmoj se ne kete fazë eshte duke u implementuar nje plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri, ndersa detaje tjera tani për tani nuk mund te behen te ditura deri ne implementimin e plotë të këtij plani policor”, ka deklaruar Hoxha./Gazeta inFokus/.

Të tjera