Lajme

Policia identifikon tre të dyshuar të cilët tentuan ta vrasin një person një muaj më parë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 24 October 2022

Një tentim-vrasje kishte ndodhur në Fushë Kosovë më 18 shtator të këtij viti.

E policia tashmë ka jap detaje – bëhet fjalë për identifikimin e tre personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Një nga ta është arrestuar, ka njoftuar policia, ndërkaq dy të tjerët gjenden në kërkim policor.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit i arrestuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Raport shtesë:

VRASJE NË TENTATIVË

Fushë Kosovë 18.09.2022 – 19:05. Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar tre meshkuj kosovarë të dyshuar për kryerjen e veprës penale, njëri prej të cilëve është arrestuar, ndërsa dy të tjerë gjenden në kërkim policor. Me vendim të prokurorit i arrestuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera