Fun & Video

Policia ia merr Porschen shkëlqyese me arsyetimin se mund të verbojë shoferët e tjerë

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 15 April 2019

Një shofer është urdhëruar nga Policia të qëndrojë jashtë rrugëve pasi që, sipas tyre, Porscheja e tij po shkëlqente shumë.

Policia në Hamburg, Gjermani, vërejti shoferin 31-vjeçar dhe e ndaloi atë, duke thënë se Porsche Panamera e tij ishte e rrezikshme, pasi mund të verbojë shoferët e tjerë.

Ata e urdhëruan të heqë fletët metalike dhe të ri-regjistrojë automjetin, por më vonë serish u kap në rrugë për të njëjtën arsye, pasi nuk kishte përmbushur detyrimet.

-Advertisement-

Pas ndalimit të dytë, policia mori çelësat, dokumentet dhe targat para se automjeti të tërhiqej në një garazh.

Shoferi u gjobit me një shumë të papërcaktuar të hollash dhe ai tash duhet të heqë fletët metalike nga vetura, në mënyrë që të dalë serish në rrugë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera