Lajme

Policia ia lejon klubit nga Novi Pazari kalimin transit nëpër Kosovë drejt Maqedonisë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 28 Prill 2023

Policia ka bërë të ditur se përmes pikës kufitare në Bërnjak, një klub i boksierëve nga Novi Pazari janë lejuar të kalojnë transit nëpër Kosovë drejt Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, anëtarët e klubit nga Novi Pazari I kanë plotësuar kushtet me dokumentacionin përkatës për kalimin e kufirit shtetëror.

“Autoritetet kompetente të RKS-së, pas shqyrtimit dhe trajtimit të lëvizjes transite përmes Republikës së Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut, të njëjtëve u kanë mundësuar/lejuar qarkullimin transit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy